Pa Gjurme-Dera e shtëpisë u gjet hapur,40-vjeçarja shpallet e zhdukur/Ja kush person e ka rrëmbyer? (26.04.2024)

26 Prill, 19:33

 

Pranvera Haka është një 40-vjeçare nga Elbsani, ku prej mëngjesit të datës 11 Prill të këtij viti rezulton e humbur për familjarët.Tezja e saj, Besnike Hasa denoncoi pasditen e 23 Prillit në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ rastin, pasi nuk kishte asnjë informacion për fatin e mbesës së saj. Ishte ora 10 e dates 11 Prill kur Pranvera kosnumon kafen e mëngjesit me një fqinje afër shtëpisë së saj. Më pas 40-vjecarja largohet nga shtëpia e saj dhe drejtimi është i paditur për familjarët. Tezja e ka telefonuar disa herë, por telefoni i saj rezulton i fikur që prej datës 11 Prill. Të shqetësuar për fatin e mbesës, ajo ka bërë edhe një denoncim në policinë e Elbasanit për zhdukjen e Pranverës. Mbesa e saj, Pranvera që prej 10 vitesh jetonte e vetme në qytetin e Elbasanit. Nëna e saj ndërroi jetë nga një sëmunje e pashërueshme dhe jeta e Pranverës mori një tjetër kthesë. Ajo kaloi në një gjendje të rëndë psikologjike dhe kontaktet me familjarët e saj nuk i kishte të shpeshta. Prindërit e saj u diviorcuan kur ajo ishte fëmijë, pasi babai i saj ishte përdorues i alkoolit dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Besnike Hasa është në merak për mbesën e saj pasi ajo dyshon se jeta e saj është në rrezik. Disa të afërm e kishin parë të shoqërohej me disa disa persona problematikë në lagjet e Elbasanit. #pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv