Dy vëllezërit dhe dy motrat e dinin të vdekur, ndërsa ’Pa Gjurmë’ komunikon lajmin se Ifete Sherifi, e moshuara që ka humbur kujtesën është gjallë dhe ndodhet prej 7 vitesh në Shtëpinë e të Moshuarve në Poliçan. Kjo histori thuajse e pabesueshme përcolli në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ këtë të enjte, emocione të papërshkrueshme. Pasi mundi të zbulonte identitetin e vërtetë të zonjës nga Tirana. Stafi udhëtoi drejt azilit në Poliçan për të takuar të moshuarën, e cila nuk ka asnjë informacion për jetën e saj. 63- vjecarja u gjet marsin e vitit 2014 e gjakosur në një rrugicë të kryeqytetit me dëmtime të rënda në kokë. Uniformat blu e dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, ku zonja pa identitet qëndroi e shtruar për 3 muaj nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në epikrizën e daljes shkruhej se kishte humbur kujtesën. Pasi u rehabilitua, Shërbimi Social Shtetëror e dërgoi në qendrën e të moshuarve në Polican. I vetmi emër që ajo ka përsëritur vazhdimisht është Ifete Sherifi, emri i vërtetë i saj. Rasti u denoncua nga Mirela Përroj një nga punonjëset sociale të azilit, e cila iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ me qëllim identifikimin e gruas, për të cilën askush nuk ishte interesuar. Kur rasti u bë publik në puntatën e 7 shtatorit në Report Tv, një bum telefonatash mbërritën në redaksinë e programit, ku një nga dëshmitë e rëndësishme ishte edhe ajo një ish-fqinje. Ndërsa u shpreh e bindur se zonja që ajo kishte parë në ekran, ishte Ifete Sherifi dha detaje të vlefshme mbi të shkuarën e 63-vjecares. Unë e njoh shumë mirë Ifete Sherifen se e kam patur komshije. Pas konfilkteve që pati me ish-burrin ata u divorcuan. Familja e saj nuk e qaji më dhe burri e dëboi. Ifetja ka jetuar rrugëve duke bërë për shumë kohë jetën e një endacakeje dhe flinte në shkallët e një pallati. Shumë vonë nëna I hapi derën, por ajo qëndroi shumë pak me prindërit dhe u largua. Që prej asaj kohe nu u mor vesh çfarë ndodhi me Ifeten. Edhe prindërit I vdiqën më vonë. Para 4 viteve i vëllai i saj Spartaku shiti shtëpinë dhe unë e pieta: Ore ku është Ifetja?-ai m’u përgjigj: Na ka vdekur. Unë u habita kur pashë emisionin ’Pa Gjurmë’ dhe shfaqi videon ku fliste Ifetja. Ifete Sherifi ishte identiteti i vërtetë i saj, emri që zonja pa kujtesë ka thënë në mënyrë të përsëritur për 7 vite me radhazi. Ishte ky emeri, pas të cilit ‘Pa Gjurmë’ nisi investigimet, për të zbuluar identitetin e zonjës, të cilin as policia nuk kishte mundur ta identifikonte. Pas gjetjes së trungut të familjes dhe mbërritjes në gjurmët e familjarëve stafi udhëtoi sërish drejt Poliçanit për të përcjellë të tjera emocione. Zonjës me flokë të thinjura dhe me sy të përhumbur iu tha emri i të birit. Fatkeqësisht, ajo nuk mundi ta kujtonte dot se kishte edhe një djalë me emrin Arian Ciko, të cilin e la që kur prej moshës 2-vjecare, kur u divorcua nga bashkëshorti në vitin 1983 dhe ai e dëboi nga banesa. Ifetes në program iu treguan edhe fotot e siguruara të dy vëllëzerve, Arbenit dhe Spartakut, por ajo serisht nuk mundi dot të kujtojë asgje. Prekëse ishin fjalët që ndoshta ajo i lidhi me rrethanat e së shkuarës. Na e bëri me dorë dhe na tha: Shikoni punën tuaj. Djemtë janë sekret i madh. Pse unë kam djalë? Nuk e kam gjetur më aty. Po e pres Arjanin... Gjetja e familjarëve të Ifetes zbuloi në të njëjtën kohë dhe jetën e vështirë, që kishte bërë e moshuara, e cila për shumë kohë kishte jetuar e vetme, duke kaluar netët në shkallët e pallatit. Shokues ishte momenti, kur vëllai mësoi se e motra ishte gjallë. Arben Sherifi u shpreh për gazetarët se prej 7-vitesh motrën e dinte të vdekur. Por një tjetër e papritur, ndodhi në emisonin ’Pa Gjurmë’, kur në minutat e fundit të programit reagoi live edhe ish-kunata e Irfetes Jolanda Ciko, e cila na çoi në gjurmët e djalit të 63-vjeçares. Aty mësuam se Irfetja është bërë edhe gjyshe. ’Unë e kam rritur Arian Cikon. Ai është sot 39 për 40 vjec dhe ka një djalë 15 vjec. Arjani e ka kërkuar Ifeten, ne të gjithë e dinim të vdekur. Vetëm me tezen në Amerikë ai ka kontakte dhe ajo ia ka konfirmuar vdekjen e nënës. Unë e kujtoj shumë mirë që ajo ishte 23 vjece kur u divorcua, ndërsa djali ishte 2 vjec dhe familja nuk e përkrahu. Deri në moshën 8-vjecare djalin ia rrita unë. Ish-burri i Ifetes u martua sërish dhe ai u rrit nga njerka. Sot ai jeton në Tiranë. Ifetja ka qenë shumë e bukur dhe më vjen keq që e shoh në këtë gjendje. ’Pa Gjurmë’ nuk ndalet këtu me këtë histori, pasi misionin vazhdon, me shpresën që të mund të realozjmë takimin e nënës me të birin...
Pa Gjurme-E dinin të vdekur prej 7-vitesh,gjendet gjallë Ifete Sherifi.Shokohet i vëllai( 23-9-2021)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46

