Pa Gjurme-‘E martova pa dëshirë, vajza përfundoi në psikiatri’/Nëna:Dhëndri braktisi fëmijët, ata…

5 Mars 2025, 20:58 | Përditesimi: 5 Mars 2025, 20:58

Per problemet e shendetit mendor flitet pak ose aspak ne vendin tone, dhe kjo eshte nje fatkqesi. Shpesh perosna qe vuajne nga keto probleme braktisen, mbeten pa familje dhe bëhen banorë shumëvjecarë në spitalet psikiatrike… apo mbeten edhe ne situate rruge. Fatime Mena, një grua 70-vjeçare, sot ndodhet përballë një situate të tille. Ajo kërkon ndihmë për vajzën e saj, Mrije Menën 43 vjeç, të cilën jeta e ka përballur me sfida të mëdha. Mrija është nënë e dy fëmijëve, një vajze 10-vjeçare dhe një djali 8-vjeçar. Ajo u njoh me partnerin e saj me shkuesi, pa e ditur se personi me të cilin do ndante jetën, ishte me probleme të shëndetit mendor… Bashkëjetesa me të ishte e pamundur për të renë. Partneri nuk ishte i aftë të punonte dhe Mrija me dy fëmijët shpesh herë shtriheshin për të fjetur me barkun bosh. Babai nuk e pranonte ndarjen e së bijës, si pasojë ajo u detyrua të vazhdonte atë bashkëjetesë pa dëshirën e saj. Përvec vështirësive ekonomike, në shtëpi nuk mungonin as debatet dhe dhuna, gjë që solli një gjendje depresioni tek 43-vjecarja. Pas 7 viteve, ajo vendos të ndahet por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm. Ajo tani është e shtruar në spital, larg fëmijëve, ndërsa këta të fundit, po rriten pa nënën dhe babain pranë. Kujdestarja e tyre, motra e Mrijes, po bën të pamundurën për të qenë mbështetje përta, por mundësitë ekonomike janë të kufizuara. Fatime, me zemrë të rënduar, kërkon ndihmë për vajzën e sëmurë dhe për nipin e mbesën, sepse ndjen se nuk kanë mundësi për tu kujdesur për ta në këto kushte.

A.M/Shqiptarja.com