Pa Gjurme-Ekskluzive/Gjendet pas 20 vitesh, tezja flet me nipin:Nuk e besoj, imazhi i tij më kujton…

25 Mars, 19:51

E motra i dha fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa djalin e la tek fqinja, sot tezja është në kërkim të nipit për të cilin nuk ka mësuar më asgjë prej 13 vitesh. Gjithçka nisi në vitin 1996 kur Mimoza Rexha një 36-vjeçare, asokohe e lindur në Durrës por banuese në Tiranë u njoh me Mehdi Aktash, me origjinë nga Shkupi por jetonte në Turqi. Familja e Mimozës ishin kundra kësaj martese pasi të dy kishin diferencë të madhe në moshë, Mehdi asokohe ishte 70 vjeç dhe kishte edhe dy fëmijë nga një martesë e mëparshme. Pavarësisht të gjithave Mimoza u zhvendos në Turqi, në Bursa dhe nisi bashkëjetesën me të. 2 vite më pas, në 1998 në jetë erdhi djali i tyre i parë, Deniz Aktash. Kontaktet ishin të rregullta ndërsa shpesh Mimoza me djalin dhe bashkëshortin vizitonin familjen e saj në Shqipëri. Ishte viti 2008 kur Mehdi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, ndërsa Mimoza mbeti vetëm me djalin. E rënduar psikologjikisht për shkak të vështirësive ekonomike, në vitin 2011, pasi la djalin Denizin tek fqinja në Bursa të Turqisë, Mimoza u kthye në Shqipëri. Sipas familjarëve ajo ishte dobësuar shumë dhe dukej që diçka nuk shkonte me të. Ishte data 22 prill kur Mimoza mori vendimin e tmerrshëm, ajo u hodh në det në në plazhin “Apollonia” në Durrës duke i dhënë fund jetës, në moshën 51-vjeçare, e duke lënë pas një djalë, fati i të cilit nuk dihet më që prej atij viti. Sot tezja e tij, Shqipe Rexha, e pikëlluar kërkon të rilidhë kontaktet me nipin e saj, djalin e vetëm të Mimozës.