Fëmijët braktisin nënën në rrugë/’Më quajnë fajtore pse nuk kanë atësi

19 Tetor, 18:36 | Përditesimi i fundit: 2021-10-19 18:37:06

Babai i braktisi dhe u kyçi derën dy fëmijëve të mitur, duke i lënë vetëm në shtëpi. Ata nuk e njohën kurrë të atin, por as ai nuk ua dha atësinë. Sot, që kanë kaluar afro 20 vite nga kjo histori djali dhe vajza fajëson nënën e tyre për pasojat që solli ndarja e prindërve. E trishtuar dhe e vetmuar, nëna e tyre Ermini Marini nga Berati rrëfeu në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, pasi prej një viti nuk i sheh me sy fëmijët e saj, djalin 22 dhe vajzën 21-vjeçare. Që prej gushtit të këtij viti ajo ka humbur çdo kontakt. Nëna rrëfen vitet e vështira të jetës së saj që nga emigracioni në Greqi në vitin 1998 e deri me kthimin në Shqipëri në vitin 2012. Emigrimi, do t’i ndryshonte krejtësisht jetën, ditën që u njoh me Ilirin, djalin nga Vlora që i kërkoi bashkëjetesë. Ai gënjeu, kur i tha se ishin bashkëmoshatarë, kur në fakt ishte 5 vite me i vogël se Ermini. Pa dijeninë e familjes së tij, por me dëshirën e të dyve nisën këtë bashkëjetësë, ndërsa një vit më pas erdhi në jetë vajza. Nëna e Ilirit doli kundër dhe detyroi të birin të ndahej nga bashkëjetuesja e tij edhe pse ai tashmë ishte bërë baba. Ky i fundit braktis vajzën e sapolindur dhe zhduket për afro 3 muaj, duke bllokuar çdo kontakt me bashkëjetesuesen e tij. Rikthimi pranë familjes ishte një shans edhe për gruan, e cila kishte mbetur e vetme me foshnjën. Një vit më pas erdhi në jetë djali, kohë në të cilën Iliri vendos të largohet përgjithnjë, duke mos iu dhënë as atësinë. Kam duruar dhunën vetëm për fëmijët, mundohesha që ta mbaja të mos argohej prej tyre. Emigrova në Greqi e vetme që kur isha 22 vjeçe. Aty njoha edhe babain e fëmijëve të mi. Nisëm bashkëjetesën pasi ai më tha dua të krijoj familje me ty. Ishim dy të rinj dhe nuk e mendonuam se çfarë do të vinte më pas. Linda fëmijën e parë, por ai ikte mysafir dhe vinte mysafir, ndaj gjithë barra familjes më mbetej mua. Qëndronte 2-3 muaj pa ardhur fare në shtëpi. Kur u kthye herën e parë më kërkoi falje dhe më tha jam kthyer për vajzën. Ai ishte 22 vjeç, 5 vite më i vogël se unë, por më kishte gënjyer duke më thënë se ishim moshatarë. Kur zbuluan këtë marrëdhënie nëna e Ilirit i tha të largohej nga unë dhe kjo është arsyeja që ai u largua. Kur u kthye e fala sepse mendova për vajzën. Unë jam fëmijë për vete më tha, çfarë fëmije kam unë. Unë nuk i takova asnjëherë prindërit e Ilirit, vetëm dëgjoja që ata flisnin me të. Ne u bëmë prindër për herë të dytë sepse nuk e mendova se do të largohej sërish kur fëmijët ishin të vegjël. Ai iku nga shtëpia duke lënë femijët vetëm në shtëpi, kyçi derën dhe u largua për të mos i parë më kurrë. Ai nuk iu dha as atësinë. E mbetur e vetme pa përkrahjen e askujt dhe me dy fëmijë të mitur, Ermini vendos të kthehet në Shqipëri në vitin 2012, aty ku u përball edhe me refuzimin e prindërve, të cilët kishin vite pa e parë. Në Greqi kam jetuar deri në vitin 2012, pastaj u ktheva në Shqipëri, tek prindërit e mi në Berat. Ata nuk e besuan që unë u ktheva dhe më pritën me këmbët e para. Nëna kishte vite që nuk më kishte takuar dhe më tha: Pse erdhe ? Nuk e gjeta përkrahjen e askujt dhe dola të gjeja një shtëpi me qera. Iu drejtova dhe institucioneve, por edhe në bashki më mbyllën dyert. Ngela kështu si jam. Bëra çmos të rrisja fëmijët, por edhe ata më braktisën. Ata nuk duronin dot varfërinë dhe u larguan. Babai i braktisi kur ishin ende të mitur, por tashmë që janë rritur fëmijët bëjnë fajtore nënën. Ata janë larguan prej saj një vit më parë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. E vetme kjo 49 vjecare nuk din të shpjegoj pse gjithë sakrificat, që bëri për ta u kthyen në urrejtje. Ata e kanë harruar babain, që i braktisi, duke bërë të njëjtën gjë edhe me nënën e tyre. Më kanë thënë që vetë i ke bërë këto gjëra vetë do i kalosh. Nuk e di ku ndodhen, nëse kanë ikur apo jo në Greqi, se nuk kam komunikuar më me ta. Kam folur rrallë me to dhe në gusht të këtij viti kam humbur çdo kontakt. Ata më fajësojnë mua, pse jam ndarë, dhe nuk e besojnë që babai i tyre i ka braktisur. Nuk e besoj se fëmijët janë bashkuar me babain e tyre. Ata nuk më kanë pyetur për të. E gjendur në të tilla rrethana, Ermini Marini iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë’ si e vetmja derë e hapur shprese, ku bën apel për ndihmë, pasi të gjithë i kanë kthyer shpinën. Kam qëndruar 3 muaj jashtë dhe nëna më ktheu shpinën, natën ajo mbyllte derën, ndërsa unë shkoja fshehurazi flija në oborrin e banesës së saj. Kam mbetur mes katër rrugëve, nuk e di se ku do të shkoj. Nuk kam as lekë për qira dhe as për ushqime. Kam marrë borxhe

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha