Gjendet pas 27 vitesh Bukurie Dervishi në Itali, e bija shpërthen në lot

18 Tetor 2021, 18:22 | Përditesimi i fundit: 2021-10-18 18:23:48

 

‘Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen pas 27 vitesh në Sicili të Italisë Bukurie Dervishin. Shfaqet imazhi dhe biseda telefonike, e bija shpërthen në lot.57-vjecarja Bukurie Dervishi u zhduk në shtator të vitit 1994 duke lënë në Shqipëri 3 fëmijët e vegjël. E pabesueshme kjo histori, atëherë kur shpresat kishin humbur, një zile telefoni zbuloi vendodhjen e Bukries, e cila sot jeton në Sicili të Italisë dhe është martuar me një shtetas Italian. Moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’,Odeta Dume, realizoi intervistën ekskluzive me vetë Bukurien, e cila u ndje e prekur në momentin që rrëfeu të vërtetën. Luciana ( siç njihet në shtetin Italian) tregoi arsyet e zhdukjes në këto 27 vite. Emocione dhe lot gëzimi edhe për vajzën të cilën e la 6 vjece kur iku përgjithnjë nga Shqipëria. ’Pa Gjurmë’ me kërkesë të 57-vjecares vuri në kontakt nënë e bij, pa bërë publike detaje të kësaj bisede, pasi problemet në familjen Dervishi që solli zhdukja e Bukuries ishin shumë delikate. Ajo ka humbur edhe një nga dy djemtë e saj në një aksident me motor, foshnjën 6-muajshe, që ajo e la në kasollen e lopës natën e asaj date shtatori të vitit 1994. Bukurie Dervishi: Alo! Odeta Dume: Alo, Bukurie përshëndetje! Bukurie Dervishi: Qysh je ti, mirë? Odeta Dume: Mirë, ju si jeni? Bukurie Dervishi: Unë mirë, këtu jam në Siçili. Odeta Dume: Të të thërras Bukurie apo Luçiana, si thërritesh aty ? Bukurie Dervishi: Unë këtu thirrem Luçiana, në Albania Bukri, Bukurie. Odeta Dume: E dashur Bukurie, kërkohesh tek emsioni im nga vajza juaj Matilda Bukurie Dervishi: Eehh Matilda, ma thuaj çik… Odeta Dume: Të ka marrë malli për fëmijët, që ke lënë në Shqipëri ? Bukurie Dervishi: Ehh, po më ka marrë, por ata më thanë kur ika në Itali, që nuk më donin më, se kuptuan që unë bëja kur*ë rrugësh dhe nuk më donin më, as burri nuk më donte, më nxorrën jashtë, e unë ç’a do bëja erdha këtu në Itali, bëra jetën time, nuk e di çfarë do bëni ju ? Odeta Dume: Ju jeni martuar, jeni bërë prapë nënë aty në Itali ? Bukurie Dervishi: Jo unë nuk jam martuar, unë rri qysh thonë këto, bashkëjetoj këtu sepse jam akoma e martuar, nuk jam e ndarë me atë të Shqipërisë. 26 vjet kam këtu dhe nuk kam vajtur asnjëherë në Shqipëri. Kam dy çuna Odeta Dume: Me jetë ti kesh! Çfarë moshe i ke fëmijët? Bukurie Dervishi: Çunin e madh e kam 20 vjeç, të voglin e kam 17 vjeç. Odeta Dume: Bukurie, të ka marrë malli për vajzën dhe për djalin që ke në Shqipëri? Bukurie Dervishi: Më ka marrë malli shumë. Kur i mora në telefon, kur erdha këtu këtu në Itali më thanë jam kur*ë rrugësh, nuk më donin më, më thanë ti do bësh jetën tënde unë do bëj timen më tha burri në Shqipëri. Odeta Dume: Po fëmijët kanë qenë të vegjël atëherë kur ike ti, vajza ishte 6 vjeçe. Bukurie Dervishi: Eee, të vogla ishin, por moma e xhajes e bëri gjithë këtë që u ndava unë me të, se ato më thoshin mua që do bëj jetën time, unë i çoja lekë. Burri që kam këtu nuk e din që kam fëmijë në Shqipëri. Odeta Dume: E kuptoj, por ju sa fëmijë keni në Shqipëri ? Bukurie Dervishi: Në Shqipëri, unë tre Odeta Dume: Po e keni marrë vesh lajmin që një prej fëmijëve ka ndërruar jetë? Bukurie Dervishi: Si, (po), ma pruri ajo Teuta një herë atë, çuni i madh më ka vdekur, Bledi. Odeta Dume: Jo ka vdekur i vogli. Bukurie Dervishi: Dritani?! A jo Bledi?! Odeta Dume: Jo Bledi Bukurie Dervishi: Ai qysh vdiq? Odeta Dume: Bëri aksident me motor dhe ka ndërruar jetë. Bukurie Dervishi: Mama mia! (nëna ime) Odeta Dume: Dhe i ka lënë amanet motrës që të të gjejë. Bukurie Dervishi: Ehh unë nuk kam vajtur në Shqipëri se kam frikë se më vrasin, që do gjejë ato, kupton ? Odeta Dume: Kush do të të vrasi?! Bukurie Dervishi: Ai burri im, moma xhajës tim, ajo Lumja, gjithë ato… Odeta Dume: Bukurie, nuk është më Shqipëria e vitit 1994, jemi në 2021 kanë ndryshuar gjërat në Shqipëri. Bukurie Dervishi: Po burri im çfarë bën? Odeta Dume: Ai jeton në Lushnjë Bukurie Dervishi: Është martuar s’është martuar nuk më duhet më, tani unë bëra jetën time, ai foli ashtu, ç’a do bëja unë, do rrija vetëm ? Ata më thane, unë bëj kur*ë rrugësh. Unë tani u lidha me atë, bëj jetën time kam dhe dy fëmijë me italianin. Eh çfarë të bëj më dhemb zemra, du t’i shoh mo qysh t’i shoh moo? Unë rri me një vend me këtë italianin Odeta Dume: E kuptoj, bashkëjeton, po pak rëndësi ka ajo është jeta jote… Bukurie Dervishi: Ai don të martohet me mua, unë nuk dua të martohem të. Unë nuk martohem me të, se zemrën e kam plagë, unë i bëra dy fëmijët. Unë qaj gjithë ditën, i kam dy çunat, se po të mos kisha dy çunat që kam me italianin, u në nuk e di si do bëhesha budallaqe… Odeta Dume: Po dy çunave që ke lindur aty në Itali u ke treguar që kanë motër dhe vëlla në Shqipëri ? Bukurie Dervishi: Jo jo nuk i kam thënë. Odeta Dume: Nuk e ke treguar te askush këtë histori?! Bukurie Dervishi: I kam të gjithë këtu në zemrën time. Odeta Dume: Ti që prej 1994 nuk ke ardhur kurrë në Shqipëri? Bukurie Dervishi: Jo jo jo, asnjëherë.