Pa Gjurme-Humbet 48-vjeçari nga Dimali, familjarët:Dyshojmë se e mbajnë peng

9 Mars 2022, 18:00

 

’Bledari ishte në shtëpinë time javën e dytë të janarit. Unë i një shumë parash, por më pas nuk e takova më. Fqinjët më treguan se nuk e kishin parë të lëvizte prej ditësh në fshat dhe kjo i kishte shqetësuar shumë. Kur e takova për herë të fundit më tha se një person e kishte kontaktuar për t’i ofruar punë si çoban në Moravë. E kemi verifikuar që pasi u takua me mua në janar kishte mbërritur në banesën e tij, sepse fqinjët e kishin parë. Ne kemi kontrolluar kudo, madje kemi hapur edhe shtëpinë, por asgjë nuk kemi zbuluar.Unë dhe fëmijët kujdesemi hera herës për të. Bledari ka një vit e gjysëm dy vite që jeton vetëm sepse dhe nëna e tij është larguar, pasi ai ka qenë i dhunshëm. Unë kurrë nuk ia kam mbyllur derën Bledarit dhe asnjëherë nuk do t’ja mbyll. Ai është babai i fëmijëve të mi. Në polici kam bërë denoncimin për herë të dytë, por asgjë nuk kam mësuar deri më tani. Ai vinte gjithmonë ne shtëpinë time. Që prej fundit të janarit nuk e ka parë më askush’,-shprehet ish-bashkëshortja e tij