Pa Gjurme-Humbja e të riut në klabin e natës, flet vëllai:Frikën e kisha, ça nuk bëhej me femrat aty (24 maj 2024)

24 Maj, 21:13

Vitet e emigrimit pas ndryshimeve të mëdha që ndodhën në Shqipëri ishin të vështira. Sikundër një pjesë e mirë e të rinjve që aspironin një jetë në perëndim edhe për 27 vjecarin asokohe Kujtim Muçodemi ishte e njëjta ëndërr. Ai mori rrugën në drejtim të malit, duke u nisur ilegalisht drejt Greqisë nga Janina në vitin 1991. Ashtu i vetëm, me ëndrrat djaloshare, pasi kreu shërbimin ushtarak emigroi drejt tokës Helene.