Pa Gjurme-I gjendet familja zonjës pakujtesë/E kishin braktisur,vetëm i biri e kërkonte

23 Shtator 2021, 17:42 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 18:58:42

E pazakontë, por e vërtetë historia që u prezantua këtë të enjte në programin investigativ ‘Pa Gjurmë’. Familja e dinte të vdekur, shokohen kur shikojnë motrën e tyre gjallë në Report Tv. Ifete Sherifi u gjet pa ndjenja në një rrugicë të Tiranës, në mars të vitit 2014, ku me pas përfundoi në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan. Plagët në kokë i shkaktuan humbjen e kujtesës dhe e moshuara prej 7 vitesh ishte një zonjë e paidentifikuar. ‘Pa Gjurmë’ i gjen familjen.