Kam duruar dhunën vetëm për fëmijët, mundohesha që ta mbaja të mos argohej prej tyre. Emigrova në Greqi e vetme që kur isha 22 vjeçe. Aty njoha edhe babain e fëmijëve të mi. Nisëm bashkëjetesën pasi ai më tha dua të krijoj familje me ty. Ishim dy të rinj dhe nuk e mendonuam se çfarë do të vinte më pas. Linda fëmijën e parë, por ai ikte mysafir dhe vinte mysafir, ndaj gjithë barra familjes më mbetej mua. Qëndronte 2-3 muaj pa ardhur fare në shtëpi. Kur u kthye herën e parë më kërkoi falje dhe më tha jam kthyer për vajzën. Ai ishte 22 vjeç, 5 vite më i vogël se unë, por më kishte gënjyer duke më thënë se ishim moshatarë. Kur zbuluan këtë marrëdhënie nëna e Ilirit i tha të largohej nga unë dhe kjo është arsyeja që ai u largua. Kur u kthye e fala sepse mendova për vajzën. Unë jam fëmijë për vete më tha, çfarë fëmije kam unë. Unë nuk i takova asnjëherë prindërit e Ilirit, vetëm dëgjoja që ata flisnin me të. Ne u bëmë prindër për herë të dytë sepse nuk e mendova se do të largohej sërish kur fëmijët ishin të vegjël. Ai iku nga shtëpia duke lënë femijët vetëm në shtëpi, kyçi derën dhe u largua për të mos i parë më kurrë. Ai nuk iu dha as atësinë. E mbetur e vetme pa përkrahjen e askujt dhe me dy fëmijë të mitur, Ermini vendos të kthehet në Shqipëri në vitin 2012, aty ku u përball edhe me refuzimin e prindërve, të cilët kishin vite pa e parë. Në Greqi kam jetuar deri në vitin 2012, pastaj u ktheva në Shqipëri, tek prindërit e mi në Berat. Ata nuk e besuan që unë u ktheva dhe më pritën me këmbët e para. Nëna kishte vite që nuk më kishte takuar dhe më tha: Pse erdhe ? Nuk e gjeta përkrahjen e askujt dhe dola të gjeja një shtëpi me qera. Iu drejtova dhe institucioneve, por edhe në bashki më mbyllën dyert. Ngela kështu si jam. Bëra çmos të rrisja fëmijët, por edhe ata më braktisën. Ata nuk duronin dot varfërinë dhe u larguan. Babai i braktisi kur ishin ende të mitur, por tashmë që janë rritur fëmijët bëjnë fajtore nënën. Ata janë larguan prej saj një vit më parë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. E vetme kjo 49 vjecare nuk din të shpjegoj pse gjithë sakrificat, që bëri për ta u kthyen në urrejtje. Ata e kanë harruar babain, që i braktisi, duke bërë të njëjtën gjë edhe me nënën e tyre. Më kanë thënë që vetë i ke bërë këto gjëra vetë do i kalosh. Nuk e di ku ndodhen, nëse kanë ikur apo jo në Greqi, se nuk kam komunikuar më me ta. Kam folur rrallë me to dhe në gusht të këtij viti kam humbur çdo kontakt. Ata më fajësojnë mua, pse jam ndarë, dhe nuk e besojnë që babai i tyre i ka braktisur. Nuk e besoj se fëmijët janë bashkuar me babain e tyre. Ata nuk më kanë pyetur për të. E gjendur në të tilla rrethana, Ermini Marini iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë’ si e vetmja derë e hapur shprese, ku bën apel për ndihmë, pasi të gjithë i kanë kthyer shpinën.
Kthehet nga emigrimi,rrëfehet 49-vjeçarja:Flija tek oborri i nënës,ajo s’hapte derën
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13
