Shkoi në shtetin Gjerman për të punuar… vetëm 4 muaj më pas i riu humbet kontaktet me familjen. Bëhet fjalë për Kastriot Basrin i cili u largua dhjetorin e kaluar për të filluar një jetesë të re në Hannover, të Gjermanisë. Kastriot Basri jetonte i vetëm, kontaktet me familjen I kishte të rregullta dhe punonte në një servis makinash. Ishte mëngjesi i datës 5 Mars, hera e fundit kur 30 vjecari kontaktoi me familjarët e tij dhe që nga ajo ditë ata I humbën kontaktet me të. Nga kërkimet që Martini, vëllai I tij, ka bërë mori vesh se 30 vjecari para 2 javësh ka marr një pagesë prej 250 eurosh nga pronari i servisit dhe më pas është larguar nga puna. Që atehërë atë nuk e ka parë më askush… Dyshimet e familjarëve janë sei riu mund të ketë pasur një situatë stresuese dhe si pasojë është larguar, pasi para disa kohësh i ndodhi e njëjta gjë. Prej më shumë se 10 ditëve familjarët janë ende në kërkim, por fatkeqësisht ende nuk e din se cfarë ka ndodhur me fatin e tij. -Ndërkohë një tjetër rast u denoncua pasditen e sotme nga e motra si i humbur. Bëhet fjalë për Emrah Licon, 23-vjeçari i cili rezulton i zhdukur për familjen e tij që prej vitit 2023 ndërsa kontaktin e fundit e ka patur nga Zvicra. I riu ka emigruar drejt Zvicrës konkretisht në Gjeneva që prej vitit 2020 ku jetonte me një shok, por familjarët kurrë nuk mundën ta mësojnë identitetin e këtij të fundit. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta, ndërsa kohët e fundit Emrah ishte shprehur se ndihej i mërzitur pasi ishte i papunë. Ishte muaji mars kur për herë të fundit 23 vjeçari i shkruajti të motrës me telefonin e një shokut të tij ndërsa i pohoi se do ta telefononte vetë pas disa ditësh pasi për momentin nuk kishte telefon. Pas këtij mesazhi familja Lico nga Berati nuk mësoi më asgjë në lidhje me fatin e të riut. Fatkeqësisht telefoni i të motrës, Kleas është prishur dhe numrin me të cilin Emrah ka shkruar herën e fundit ajo nuk e ruan më. Pas pak kohësh familjarët kanë bërë denoncim edhe në policinë e Berat, por pa rezultat derimë tani. Të shqetësuar familjarët janë në kërkim të të riut, fati i të cilit ka mbetur mister që prej momentit me të cilin kanë shkëputur çdolloj kontakti.
Pa Gjurme-‘Më telefonoi, por nuk foli’/Zhdukja e dy të rinjve, nëna:Zbulova sherrin, ai kishte…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor 2025, 17:55

