U zhduk nga Tuzi i Malit të zi kur ishte ende një adoleshent, në kërkim të Ditan Erkoçeviq nga Shkodra. 17- vjeçari i asaj kohe u nis i vetëm në drejtim të Tuzit të Malit të Zi, në fillim të qershorit të vitit 1997 vend të cilin e kishte shkelur edhe herë të tjera, muaj para se të zhdukej. Meqenëse ai merrej me një biznes familjar, me vete kishte edhe një sasi parash. Atë natë kishte qëndruar në shtëpinë e disa të afërmve në Tuz. Mëngjesin e 6 qershorit ishte larguar për në punë në tregun e qytetit ku shiste artikuj të ndryshëm. Sipas të afërmve me të cilët kontaktoi për herë të fundit u mësua se Dritani u paraqit në punë normalisht dhe ka qenë i shoqëruar me disa persona. Një prej tyre një shtetas malazez, të cilit i kishte marrë afro 1000 franga borxh. Pas këtij momenti Dritani nuk është bërë më i gjallë. Familjarët u njoftuan nga të afërmit për zhdukjen e tij. Mënjëherë të shqetësuar ata morën rrugën drejt Tuzit, duke bërë edhe denoncimin në polici. Vëllezërit e Dritanit u takuan me shtetasin malazez tek i cili i riu kishte marrë borxh, por nuk mundën të mësonin asnjë të dhënë për fatin e Dritanit. Malazezit i është shlyer borxhi nga familjarët, por për Dritanin kërkimet vijojnë ende edhe pas 27 vitesh.