Pa Gjurme-‘Nusja ishte agresive, më tuproi me kolegët’/Punonjësi i policisë:Tregonte se e kam kapur…

26 Maj, 18:09 | Përditesimi: 26 Maj, 18:09

 

Një 38-vjeçar nga Shkodra ka zgjedhur të thyejë heshtjen për të rrëfyer dramën që po përjeton prej gati një viti, ndarjen nga dy djemtë e tij të mitur. Ai tregon se gjithçka nisi pas një sërë mosmarrëveshjesh me bashkëshorten, për të cilat fajëson ndërhyrjen e kunetërve dhe konfliktet e shpeshta në familje. Pas një përkeqësimi të marrëdhënieve, bashkëshortja kërkoi të largohej për disa ditë drejt Italisë, me premtimin se do të rikthehej. 38-vjeçari pranon se e pajisi atë me një prokurë me afat 10-ditor, me shpresën se kjo kohë do të shërbente për të qetësuar situatën. Por ajo nuk u kthye më… Pas tejkalimit të afatit, burri bëri një kallëzim në polici. Sipas vendimit gjyqësor, gruaja u dënua me 2 muaj shërbim prove për shkeljen e marrëveshjes. Ai dyshon se arsyeja e vërtetë e largimit të bashkëshortes ka qenë një plan i hershëm për të kërkuar azil në Itali, pranë familjes së saj që jeton atje. Sot, babai i dy fëmijëve kërkon vetëm një gjë, të ribashkohet me djemtë. Ai shprehet se është i gatshëm të lërë pas konfliktet dhe madje të pajtohet me bashkëshorten, vetëm që fëmijët të rriten pranë të dy prindërve.

I.M/Shqiptarja.com