Pa Gjurme-Përballen live! Gruaja:Më trafikove/ Burri:Kthehu tek vajza, unë të adhuroj

9 Mars 2022, 18:03

 

#pagjurme #odetadume #reportTV Puntatën e kësaj të marte 26-vjeçarja e cila jeton në Belgjikë pranoi të fliste live për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e indinjuar dhe e prekur nga akuzat e burrit me të cilin i ka dhënë fund martesës 5-vjeçare. Gjatë një komunikimi me moderatoren Odeta Dume, ajo pranoi se punonte si punonjëse seksi, ndërsa i ftuar në studio Landi i irrituar i kërkoi llogari edhe për paratë që kishte fituar nga ushtrimi i prostitucionit. Esma Elezi: Më ka marr shumë malli për vajzën. I kam dhënë fund lidhjes me Landin që më 30 dhjetor të një vit më parë. Erdhën disa kërcënime nga ai, ndërkohë që unë isha në punë. Aty më kanë ardhur më kanë marrë dhe unë i dhashë fund më Landin. Landi Shehu: Të kam kërcënuar nga xhelozia. Unë të dua Esma. Nga dashuria të kam kërcënuar. Ti e di zemrën time, unë nuk mund të të vras dot ty. Esma Elezi: E di zemrën tënde, por të njoha shumë mirë kush je Landi Shehu: Ti je fryrë nga dikush Esma Elezi: Jo nuk jam fryrë Landi Shehu: Çfarë të keqe të kam bërë unë ty ? Esma Elezi: Nuk dua të flas më me këtë. Nuk më lejohet të flas me këtë Odeta. Ka marrë fund mes nesh Landi Shehu: Po si mund të rrija unë kur më thonin jeton me dikë tjetër Odeta Dume: Çfarë ke menduar për fëmijët Esma ? Esma Elezi: E kam parë vajzën në emision dhe kam menduar shumë edhe pse jam gjykuar rëndë, në rrjetët sociale. Unë betejës do t’i shkoj deri në fund për vajzën. Landi më ka kërcënuar se nëse i afrohem nuk do ta shoh më. Me vajzën time kam folur sa herë më është krjuar mundësia Landi Shehu: Pse më ke marr inat ? Unë të kam dërguar edhe para Esma Elezi: Unë kam filluar procedurat këtu dhe do marr vajzën, por nuk kthehem më në Shqipëri Landi Shehu: Ti vajzën e ke braktisur Esma Elezi: Jo nuk e kam braktisur Landi Shehu: Ti e bën për letrst belge Esma Elezi: Para fëmijës nuk më interesojnë letrar Landi Shehu: Pse nuk komunikon me mua Esma Elezi: Ti e meriton, ia ke bërë vehtes. Që atë ditë që kam mbërritur në Belgjikë ia ke bërë gropën vetes tënde. Nuk dua të flas më me ty ia kam lënë gjithçka policisë Landi Shehu: Vajzën e kam rritur vetë, eja merri paratë që ke dërguar. Unë nuk e e kam dëguar, ka ikur me dëshirë. Ajo ka patur atje dashnorë pafund. Ku i ke lekët meqë unë të paskam çuar për punë. Unë nuk e kam çuar për atë Zot. Esma Elezi: Nuk dua të flas më me atë. Nuk më lejohet. Nuk mund t’ju them asgjë më. Unë e kam akuzuar për prostitucion Landin. Kaq mund të them. Pas reagimit të 26-vjeçares e cila deklaroi live se tashmë ka denoncuar burrin në shtetin belg, 44-vjeçari mëson live se është nën hetim me akuzën për shfrytëzim prostitucioni pasi akuzave nga ish-bashkëshortja. Në Belgjikë kam qëndruar 15 ditë për të kërkuar gruan time. Nuk e kam ditur ku ndodhej. Ajo I ka të gjitha shpifje për mua. Për atë letrat janë gjëja më e shtrenjtë se familja. Tamni jam më i qëtë, se e kuptova që ajo është për letra atje. Unë e adhuroj ate njeri. Dua të kthehet por ajo ka marr njëvendim fatal kundra meje. Shpresat e mia morën fund këtu sot.