Pa Gjurme-Përballet LIVE me dëshmitarin/ ’Djalin ta pashë me sytë e mi, mbaheshin në rrugë nga…’

31 Maj, 19:46

Forcim Sulkja, 13-vjeçari nga Peqini rezulton i humbur prej 27 vitesh. I mituri u zhduk papritur, ndërsa ishte duke luajtur në bilardon e fshatit. Rreth mbrëmjes një shok i panjohur e kërkon 13-vjeçarin. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe pronari i bilardos, i cili u ka pohuar familjarëve se Forcimi ishte larguar dhe nuk ishte kthyer më. Pas vonesës së djalit në familje babai i tij Enver Sulkja u nis ta kërkonte. Fillimisht shkoi në bilardon e fshatit ku mori si përgjigje të informacionet e vetme që i dha pronari, informacione që për familjen nuk do të mjaftonin. I alarmuar për të birin nisin menjëherë kërkimet në terren, në fshatin Fatish të Peqinit. Pyetën shokët, fqinjët edhe kushërinjtë e tyre, por asnjë gjurmë prej adoleshentit. Enver Sulkja iu drejtua rajonit të policisë së qytetit për të bërë denoncimi e zhdukjes së djalit të tij.