Pa Gjurme-Prindërit vdiqën brenda vitit, fati i 8 jetimëve të ndarë në…

22 Shtator 2021, 19:03

E përlotur dhe zemërthyer Ambra Behari erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ të rrëfejë dramën e familjes së saj, ndërsa është ende në kërkim të vëllait Oracio dhe dy motrave Orjana dhe Rejdona të cilat u birësuan nga dy familje të huaja. Ambra risjell në kujtesë humbjet e njëpasnjëshme të personave të saj të dashur, për të cilët nuk ka mundur të mësojë asgjë për fatin e tyre. Por nuk ndal dot lotët kur rrëfen për dhembjën dhe vuajtjet që shkaktuan ndarja nga kjo jetë e dy prindërve njëri pas tjetrit. Afro 23 vite më parë një familje italiane kërkoi të birësojë në Shqipëri një fëmijë, i cili duhet të ishte një djalë që të mund trashëgonte pasurinë e tyre. Oracio Bonjaku nga Durrësi ishte 2 vjec kur një mik i babait të tij Kujtimit, e prezantoi tek kjo familje e huaj. Çifti Kujtim dhe Fatmira Bonjaku me shumë fëmije jetonin në kushte të vështira ekonomike. Ata vendosin të japin një nga djemtë e tyre për birësim me kushtin që atij t’i tregohej e vërteta e jetës dhe kontaktet me familjen biologjike në Shqipëri të ishin të rregullta. Dorëzimi i djalit tek familja italiane u bë mbi bazën e një marrëveshje mes palëve të cilët pranuan kushtet mes tyre. Kështu u vendos që Oracio Bonjaku i ditëlindjes 1996 t’i jepej ciftit italian me mbiemrin Borelli. Madje këta të fundit vijnë në Shqipëri dhe ndihmojnë ekonomikisht familjen Bonjaku, duke i blerë deri edhe orendi shtëpiake. Djali përfundoi në Itali, ndërsa familja biologjike humbi cdo kontakt me të. Por dramat në familjen Bonjaku nga Durrësi pasuan njëra-tjetrën. Ndërsa për Oracion nuk u mësua më asgjë, një fat ta ngjshëm me të do të kishin edhe dy motrat e tij, të cilat gjithashtu u birësuan dhe sot kërkohen në emisionin ’Pa Gjurmë’. Fatkeqësitë që ndodhën në familje shkaktuan një tjetër dramë në familjen bonjaku, dramë që la plagë të hapura. Nëna u nda nga jeta në mars të 2010 pas një sëmundje të rëndë, ndërsa 3 muaj më pas babai ndërroi jetë pas një aksidenti. Te mbetur jetime Orjana dhe Rejdona Bonjaku 9 dhe 7 vjec përfunduan në Shtëpinë e foshnjës, ku gjithashtu do të kishin fatin për t’u dhënë për birësim. I gjendur vetëm dhe pas përkrahje i vëllai Hekurani 21 vjec asokohe, i pamundur për t’u kujdesur për motrat e vogla vendos t'i dorëzojë në institucion në gusht të vitit 2010, me të drejtë birësimi, por me kushtin që të ishin në dijeni se ku ato do të birësoheshin. Deri në vitin 2012 Orjana dhe Rejdona u rritën në të njëjtën shtëpi fëmije, deri ditën kur një çift i huaj të cilët flisnin anglisht birëson dy vajzat e mitura. Kanë kaluar plot 8 vite që nga ai moment, ndërsa Ambra dhe Elvira kërkojnë të dijnë se ku ndodhen sot dy motrat Orjana dhe Rejdona. Për to nuk do t’u hiqet nga kujtesa imazhi i ciftit të huaj, që përdore mbanin 2 motrat rrugës drejt një stacion autobuzi në Shkozet të Durrësit.