Shokohet i riu pasi gjen nënën: S’besoja kurrë që do më thoshte këto fjalë

5 Nëntor 2021, 18:53 | Përditesimi i fundit: 2021-11-05 18:53:11

Ndodh edhe kështu, ’Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, por ajo ia ’shpërblen’ për herë të dytë me refuzimin e saj. Daniel Mino u përlot në studio, ndërsa pa për herë të parë imazhin e të ëmës, të cilën nuk reshti së kërkuari. ’Pa Gjurmë’ udhëtoi në një fshat të largët të Beratit ku mundi të gjente 60-vjeçaren, pas një telefonate që mbërriti në emision. E moshuara mbeti e habitur kur pa prezencën e kameras, por kur mësoi arsyen mohoi kategorikisht të takohet me të birin, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur për të. Ashtu siç edhe ka ndodhur 38 vite më parë, kur ajo e braktisi në maternitetin e Bilishtit, që ditën kur e solli në jetë më 27 shkurt 1983. Emocione të papërshkueshme përjetoi këtë të premte në studio Daniel Mino, kur emisioni ’Pa Gjurmë’ i kishte rezervuar këtë surprisë të madhe të jetës. Momente të vështira dhe të sikletshme ishin këto edhe për moderatoren Odeta Dume, e cila përveç lajmit që ’Pa Gjurmë’ i kishte gjetur nënën, duhej t’i komunikonte të riut se ajo e kishte refuzuar. Pas publikimit të rastit të 38-vjeçarit korçar, një telefonatë që mbërriti në redaksinë e emisionit nga një zonjë, që preferoi të mbetet anonim dha të dhëna dhe koordinata të sakta të gruas e cila rezultoi të ishte nëna biologjike e Danjel Mino. Stafi i ’Pa Gjurmë’ udhëtoi në një fshat të largët në qytetin e Beratit, ku gjeti zonjën që kërkohej L.A. E martuar dhe me dy djem, madje edhe gjyshe, e moshuara u gjend e papërgatitur, ndërsa nuk pranoi të bëhej publike imazhi i saj. Gazetari Freard Rista mundi të zhvillonte këtë intervistë, ku 60-vjeçarja sqaron arsyet pse braktisi të birin, i cili ishte fryt i një dashurie jashtë-martesore. Ajo ndihet e frikësuar, pasi këtë histori ia ka mbajtur sekret familjes. Djali që u birësua në moshën 3-vjeçare nga cifti Mino, njohu për herë të parë imazhin e nënës biologjike. I prekur dhe pa fjalë, Danieli përtyp lotët duke u munduar ta pranojë këtë të vërtetë edhe pse e vështirë për të. Moderatorja Odeta Dume i tregon fotot e printuara në studio, 38-vjeçarit duke respektuar edhe kërkesën e nënës së tij biologjike për të mos u shfaqur publikisht. Moderatorja Odeta Dume i tregon fotot e printuara në studio, 38-vjeçarit duke respektuar edhe kërkesën e nënës së tij biologjike për të mos u shfaqur publikisht. Ndërsa i biri i drejtohet me një mesazh prekës: I ngjaj shumë. Nuk e di çfarë të them. Nuk e prisja. Kam 38 vjet. Pavarësisht refuzimit jam çliruar totalisht. Dua t’i them nënës që më ka lindur vetëm ’Faleminderit’ dhe e mirëkuptoj shumë drejt, se pse më ka lënë. Unë kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me nënën time birësuese dhe më ka dhënë dashuri të madhe. Të shikosh foton e nënës që më ka sjellë në jetë është shumë e vështirë. Jam në një moshë të rritur dhe nga unë nuk do të ketë asnjë shqetësim.