Pa Gjurme-‘Takoi mjeken para se te ikte, dyshojmë se …/’Zhd*kja e inxhinierit 38-vjeçar në Fier

2 Tetor, 18:35

Një i ri rezulton i zhdukur për familjarët që prej datës 9 shtator të këtij viti. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Kozma Stefa lindur në Tiranë por me vendbanim në Fier. Kontakti i fundit me motren e tij, Doloreza Barjami ishte rreth orës 15:00 të mbazdites ku i kishte shprehur se do te shkonte te doktoresha për vizitën e radhës.   Sipas familjareve i riu kishte veshur pantallona të shkurtra, një bluze jeshile në bojeqielli dhe shapka ndërkohe që telefoni del i fikur. I riu 38-vjeçar është parë për herë të fundit pranë lagjes se tij Sheq i Vogël, Fieri,  rreth orës 20:30 të mbrëmjes nga një fëmijë. Motra e të riut ka folur edhe me doktoreshën për ta pyetur nësë  vëllai i saj ka shkuar ate dite ne klinike, por përgjigja e saj ishte jo. Gjithashtu motra e Kozma Stefës shpreht se vëllai i saj kishte 4 muaj pa marrë mjekimet dhe prej 7 vitesh vuante. E shqetësuar motra denoncon rastin me shpres që vëllai i saj të gjendet sa më shpejt.