Trafikohet dhe zhduket në 1994,flet ekskluzivisht pas 27 vitesh nga Sicilia

18 Tetor 2021, 18:23 | Përditesimi i fundit: 2021-10-18 18:58:49

57-vjecarja Bukurie Dervishi u zhduk në shtator të vitit 1994 duke lënë në Shqipëri 3 fëmijët e vegjël. E pabesueshme kjo histori, atëherë kur shpresat kishin humbur, një zile telefoni zbuloi vendodhjen e Bukries, e cila sot jeton në Sicili të Italisë dhe është martuar me një shtetas Italian. Moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’,Odeta Dume, realizoi intervistën ekskluzive me vetë Bukurien, e cila u ndje e prekur në momentin që rrëfeu të vërtetën. Luciana ( siç njihet në shtetin Italian) tregoi arsyet e zhdukjes në këto 27 vite. Emocione dhe lot gëzimi edhe për vajzën të cilën e la 6 vjece kur iku përgjithnjë nga Shqipëria.