Pa Gjurme-Tragjedia në Shkodër/Familja Arrazi:Nusja do prehet pranë fëmijëve,babai kundërpërgjigjet…(7 maj 2024)

7 Maj, 19:28

Azem Bushati, babai i Alma Arrazit (Bushati), e cila u vetëflijua bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur pasi u hodh në Lumin Bunë, në gjendje të rënduar emocionale ekskluzivisht për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv thotë se shpesh herë i kishte kërkuar të bijës që të ndahej. ‘Nuk është gjë e vogël të përcjellës 4 kufoma’- thotë ai, ndërsa i është përgjigjur edhe kunatit të të bijës së ndjerës Edison Arrazit, i cili një ditë më parë tha se në shtëpinë e tyre kishin bërë gati 4 arkivolë, për të varrosur edhe Almën në shtëpinë e tyre. ‘Sa të jem gjallë unë goca ime nuk varroset atje’, betohet Azem Bushati, i cili shtoi se do ta varrosë në Durrës pranë nënës së saj. Azem Bushati: Nuk është gjë e vogël që të përcjellësh 4 kufoma. Jemi në gjendje nuk e di si ta them, nuk më dalin fjalët. Nuk e kam mendjen. Kunati ka thënë kam blerë 4 arkivole, po goca ime nuk varroset atje sa të jem gjallë unë. Gocën time do ta marr ta varros në Durrës, te nëna e vet. Nuk kemi njeri në Shkodër ne”.