Pa Gjurme-U denoncua se ab*zoi me të renë, fiton lirinë 63-vjeçari/ Familja tërhiqet: S’e akuzuam ne

8 Tetor, 21:00

 

Një ngjarje e rëndë u shënua në një fshat të Lushnjës në maj të këtij vitit. Një vajzë 24-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj u paraqit në komisariat duke bërë denoncim se ka qenë viktimë e një marrëdhënieje seksuale me dhunë, dhe si pasojë kishte mbetur shtatzënë. Denoncimi u bë në 10 maj ndërsa 14 ditë më pas policia arrestoi Luan Topin një 63 vjeçar bashkëfshatar si autorin e dyshuar. Pasditen e 12 Korrikut në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ të Report Tv vajza dhe djali i 63-vjeçarit pretenduan se babai i tyre është i pafajshëm dhe se po mbahej padrejtësisht në burg, pasi ishin të tjerë persona që e kishin kryer aktin seksual. Florian Topi dhe Emanuela Murati treguan se është bërë kallëzim i rremë për të fshehur personat e vërtetë që kanë abuzuar me vajzën. Ata disponojnë dhe një video ku vajza tregon dhe emrat e personave që kanë kryer marrëdhënie dhe flitet për një incest.