Shoqet e universitetit janë ato që mbesin gjatë gjithë jetës miket më të mira,thënë kjo pasi janë ata që kanë zgjedhur të njëjtën karrierë, interesat e tyre janë të njëjta dhe madje edhe mënyra e tyre për të parë botën është e njëjtë. Një rast i tillë i dy mikeve të njohura në universitet do të trajtohet pasditen e sotme në “Pa Gjurmë”. Bëhet fjalë për 32-vjeçaren Polikseni Duraku me origjinë nga Përmeti e cila prej 10 vitesh nuk ka asnjë kontakt me miken e saj të ngushte Flutra Metra. Polikseni u njoh në bankat e një universiteti privat në kryeqytet me Flutura Metrën ndërsa të dyja studionin për kanto, njëra atë moderne dhe tjetra atë klasike. Shoqëria mes tyre ishte shumë e ngushtë ndërsa të dyja u bënë të pandara. Me të mbaruar universitetin Flutura u fejua me një djalë që quhej Dori dhe më pas kontaktet u rralluan derisa i humbën fare. Edhe pse Polikseni i ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, Flutura nuk i ka kthyer përgjigje pasi nuk ka qenë aktive. Gjithashtu Polikseni e ka kërkuar në biznesin ku punonte me të fejuarin në qendër të Tiranës, por atje ka mësuar se të dy kanë emigruar emigruar drejt shtetit francez ku kanë nisur një jetë të re. Sot pas 10 vitesh shkëputje, Polikseni, kjo 32-vjeçare është në kërkim të mikes së saj të ngushtë nga Burreli, Flutura Metra me qëllimin për t’u ribashkuar edhe një herë si në kohët e universitetit.