E nisi jetën me sakrifica për tu dhënë fëmijëve një të ardhme më të mirë, por përfundoi pas hekurave, I braktisur dhe I akuzuar nga vetë ata…Zoje Kurti, një 77-vjeçare nga qyteti i Durrësit, do të rrëfej sot historinë e Skënderit, djali të saj cili ndodhet aktualisht në burg. Prej dy muajsh, e moshuara jeton e vetme, ndërsa djali është arrestuar për herë të dytë, pas denoncimit të fëmijëve të tij.Skënderi, djali i Zojes, kishte ndërtuar një familje me bashkëshorten Mirandën, me të cilën solli në jetë dy fëmijë. Për vite të tëra, ai emigroi në Itali për të siguruar jetesën, ndërsa bashkëshortja nuk pranoi të shkonte me të dhe, sipas familjarëve, shfaqte xhelozi dhe konflikt për mungesën e tij të vazhdueshme.Kur vajza e tyre, Klea, ishte 13 vjeçe, ajo i kërkoi të atit ta merrte në Itali, pasi përballej me bullizëm në shkollë. Skënderi e mori me vete dhe ajo nisi shkollën në Milano por pas disa ditësh mungese në orët e mësimit, mësuesit njoftuan babain. Pas një debati për shkollën, vajza e denoncoi të atin në polici, duke e akuzuar për tentativë abuzimi seksual. Ai u arrestua dhe u dënua me 5 vite burg, ndërsa e mitura u vendos në një qendër sociale.Gjatë kohës që Skënderi vuante dënimin, bashkëshortja dhe fëmijët u zhvendosën përfundimisht në Itali, ku vazhduan jetën pa të. Pas daljes nga burgu, ai u kthye pranë nënës së tij në Durrës, duke kërkuar një jetë të qetë dhe larg gjithçkaje që kishte përjetuar. Por fati I kishte rezervuar dicka tjetër...Dy muaj më parë, djali I Skenderit, u kthye në Shqipëri dhe e dhunoi dhe fyeu të atin, më pas e denoncon për dhunë në familje. Si pasojë, Skënderi u arrestua sërish.Zoje nuk beson asnjë nga akuzat dhe kërkon të vërtetën për te birin e saj, duke kërkuar një përballje me nipin e mbesën