Artenis Rethi është ky 28-vjeçar i cili ka humbur kontaket me familjen 3 muaj më parë nga Belgjika. Djali nga Berati u largua nga Shqipëria në vitin 2011 sëbashku me familjen, ndërsa jetonte në shtetin belg i vetëm prej disa muajsh në përpjekje për t’u larguar drejt Anglisë. Në telefonatën e fundit bërë më datë 27 shtator të vitit 2021 ai nuk i kishte shfaqur asnjë shqetësim nënës me të cilën pati një bisedë të zakonshme. Pas këtij momenti ai humb çdo kontakt me familjarët të cilët denoncojnë humbjen e tij në emisionin ’Pa Gjurmë’. Familja Rrethi kishte emigruar në Greqi 10 vite më parë, ndërsa djali i tyre Artenisi u zhvendos në Angli ku jetoi afro 3 vite, kohë në të cilën ai shfaqi dhe probleme psikologjike. Autoritetet vendase e depërtuan në Shqipëri, ndërsa në vitin 2019, I riu nga Berati kthehet tek prindërit në Greqi. Pak muaj më vonë udhëtoi sërish drejt Belgjikës, nga ku humbi çdo kontakt. Destinacioni i fundit i tij ishte Anglia ku jetonte edhe e motra të cilën nuk mundi ta takonte. Policia deklaron tre të humbur në Tiranë, ndërsa familjarët kërkojnë ndihmë tek emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv. Familja Markaj kontaktoi pranë redaksisë së programit për zhdukjen e 37-vjeçarit Edmond Markaj. Ilir Markaj, vëllai binjak i Edmondit, kërkon ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ për gjetjen e të vëllait ndërsa konfirmon se data 4 dhjetor shënoi kontaktin e fundit, ku deri në orën 12 të drekës konsumuan së bashku një kafe në banesë, e më pas ai u largua. Të shqetësuar për vonesën, familjarët nisën kërkimet, ku zbulojnë se mbrëmjen e vonë të po asaj date 37-vjeçari ishte parë në një lokal pak metra larg banesës, frekuentuar shpesh prej tij. Familjarët kanë bërë denoncim në polici, njoftim i cili u bë edhe publik, por deri tani nuk kanë mundur të kenë asnjë informacion. Edmondi apo Mondi siç njihej nga të afërmit ishte përdorues i alkoolit dhe merrte mjekime për probleme me depresionin. Ditën që u largua 37-vjecari ka patur të veshur një xhup të zi, ndërsa nuk dispononte një aparat celular, gjë e cila e ka bërë më të vështirë lokalizimin e tij. Edmondi ishte mjaft i lidhur me vëllain e tij binjak Ilirin, prandaj ky i fundit së bashku me bashkëshorten e tij Marien, shpresojnë që ai të gjendet sa më parë shëndoshë e mirë. Një fluks i madh telefonatash mbërritën gjatë transmetimit live, menjëherë sapo rasti u bë publik. Shumica prej dëshmive tregojnë një vendodhje të mundshme të 37-vjecarit në Tiranë. Tirana dhe pikërisht zona e Kamzës ishte lokacioni ku shumë qytetarë e kishin parë, mirëpo telefonata të tjera erdhën edhe nga Durrësi, gjithashtu edhe një zonjë telefonoi nga Përmeti, dëshmi që mbeten për t’u verifikuar nga stafi i “Pa Gjurmë”.
Zhduken dy të rinj shqiptarë, letra që mbërrin në program zbulon...
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor 2025, 18:46

