Pas 20 vitesh i gjen babain vlonjat/Një tjetër lajm i keq për gjermanen Melina Hirschfeld (12 korrik 2023)

12 Korrik 2023, 18:51

Lajmi pozitiv është e gjeta babain, z.Kuqari! Më vjen shumë keq që ju ngatërrova me këtë çështje ju dhe stafin tuaj! Dëshiroj që të më falni! Besoj se mund të më kuptoni për ngatërresën e fotos, pasi isha shumë e angazhuar duke kërkuar babain dhe familjen time. Tani dua të falenderoj përkthyesen Flora që më ndihmoi pa asnjë interes. Edhe gazetarin tuaj dua ta falenderoj nga zemra, gjithashtu dua të falenderoj kushërinjtë e mi Erjonin dhe Filiks që konktaktuan me mua, pavarësisht lajmit negative që mora. Por unë jam shumë e lumtur që ju kam në krah. Babai im më 16.03.2021 ka ndërruar jetë. Për fat të keq nuk mund ta shoh sërish, por kam gjetur një familje të madhe. Tani e dashur Odeta kam dhe një kërkesë tek ju. Dua të gjej motrën nga babai, Ersidën. Nuk e di se çfarë mbiemri mban, por nëse ndonjë i afërm nga babai më ndjek dhe e sheh këtë video, apo dhe vetë Ersida. Dua t’i them: Babai ynë quhet Agron Kola, në Gjermani e kishte emrin të ndryshuar. Ne që të vogla kemi qënë të ndara nga njëra-tjetra. Babai jonë ka pasur gjithmonë fotot tona me vete, këtë ma ka treguar familja e tij. Për mua është e rëndësishme që të të shoh sikur dhe një herë në jetën time. Në qoftë se ti nuk do, më duhet ta pranoj. Por do të isha shumë e lumtur nëse takoheshim. Odeta dhe një herë e dashur shumë faleminderit që do e transmetosh këtë video! Ju më keni ndihmuar shumë. Tani do kursej sa më shpejt që të shkoj e të shoh familjen time, do duhet pak kohë, por do bëj të pamundurën që të shihemi sa më shpejt. Me shumë dashuri, faleminderit Odeta!