Ditën që u nda nga ish-bashkëshorti, 12 vite më parë, Liljana Danushi nga Rrogozhina vendosi të mos martohej më kurrë, por jo të heqi dorë nga dëshira e saj më e madhe, të birësojë një fëmijë. Sipas saj, e vetmja pengesë është e motra, e cila i mban ’peng’ firmën, një nga kriteret ky, në kërkesën për birësim. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti, ndaj 45-vjeçarja kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, për t’i bërë apel të motrës Kimete Imeri në Itali, që t’i përgjigjet kërkesës së saj. E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV Liljana Danushi rrëfen jetën e vështirë, nga fejesa që pati me 47-vjeçarin Arif Hysa shkoi nuse në Librazhd, kur ishte 31-vjeçe. Përballja me zakonet e vuri në vështirësi të renë, e cila për t’u dhënë një provë familjarëve të ish-burrit, se ajo ishte e virgjër, pas natës së parë u tregoi çarçafin e bardhë. E fejuar me mblesëri, ajo qëndroi vetëm 6 muaj në familjen Hysa, pavarësisht se nisi ta dashuronte marrëzisht burrin që kishte përkrah dhe dëshirës që pati për t’u bërë nënë. Konfliktet mes saj dhe kunatave çuan në prishjen e kësaj fejese. Unë nuk munda dot të vishja vellon e bardhë, por as nuk munda dot të bëhem nënë. Babai ishte i sëmurë dhe unë nuk doja të martohesha. Pas vdekjes së tij më kërkuan dorën dhe unë u besova. Unë nuk e njihja atë person, dija që quhej Arif Hysa dhe ishte 47 vjec, por vendosa të fejohem me të. Kam qëndruar vetëm 6 muaj në fejesë me të. Natën e parë që qëndrova me bashkëshortin, në mëngjes ishin të gjithë familjarët që prisnin për të parë cërcafin sipas zakonit. Në fillim nuk ndjeja dashuri për atë person, por më pas e rashë në dashuri me të. Unë kujdesesha për të, por ai asnjëherë për mua. Isha unë që vendosa të ndahesha. U mblodhën të gjitha bashkë kur vendosa t’i jepja fund. Pas ndarjes ajo vendosi të mos martohej më, por të birësojë një fëmijë dhe të vazhdojë jetën e saj. Sipas Liljanës pengesë për këtë është bërë e motra, e cila i mban ’peng’ firmën për t’i hapur rrugë këtij birësimi, i cili përveç plotësimit të disa kushteve, kërkohen të paktën edhe 3 firma nga familjarë apo të afërm të saj. Dy vëllezërit kanë dhënë dakordësinë, ndërsa e motra Kimete Imeri, e cila jeton në Itali nuk e pranon këtë gjë. Nuk kam dashur të martohem më, sepse nuk kam besim tek askush. Dua vetëm të birësoj një fëmijë. Nuk kam nevojë për praninë e një mashkulli në jetën time. Unë përvec dy vëllezërve kam edhe një motër që ka një vit në Itali. Me motrën kanë lindur konfliktet për një fjalë goje. Prej 10 vitesh kemi folur rrallë, ndërsa prej një viti nuk kemi asnjë kontakt. Di që është në Itali. Vëllait i ka thënë që nuk e jap firmën. Nënën e kam të sëmurë dhe e kam marrë malli për vajzën, por ajo ka mbyllur cdo kontakt me ne. Motra e din që unë kërkoj të birësojë një fëmijë, kur unë I kërkova firmën ajo heshti. Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti. Liljana kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, duke i bërë thirrje nga studio që e motra Kimetja të reagojë. 45-vjeçarja e mbyll me një mesazh prekës rrëfimin e saj. Kur i thashë se këtë shqetësim do ta bëja publik në emisionin tuaj, ajo më mbylli telefonin dhe kam një vit që nuk flas më me të. Motër të lutem më hap telefonin. Me lejo të bëhem edhe unë nënë si ti ’Pa Gjurmë’ do t’i shkojë deri në fund kësaj historie, për të lidhur kontaktet mes Liljanës dhe motrës në Itali. Ndërsa përsa i takon kritereve për birësim është Komiteti i Birësimit ai që vlerëson mbi kushtet, pas kërkesës së bërë nga 45-vjeçarja.
'Pas natës së parë me burrin i'u tregova çarçafin e bardhë'/Përballja e Liljanës me zakonet e vjetra
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11