Pas tre vitesh ’Pa Gjurmë’ e gjen, flet 21-vjeçarja: Mezi prita të mbushja 18 vjeç, për t’u arratisur nga babai’! Shokohet i ati: Vajzën ma kanë trafikuar (VIDEO)

9 Nëntor 2021, 19:58

Një ditë pasi babai i saj Gazmir Dani e kërkoi në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV një telefonatë që mbërriti gjatë transmetimit live tregoi për një vendndodhje të munshme të 21-vjeçares në Itali. Pas investigimeve të njëpasnjëshme, përgjatë 24 orëve në vijim u arrit që stafi të siguronte një foto të Leonorës, si dukej ajo pas 3 viteve nga zhdukja e saj. Me një imazh krejt ndryshe nga një vajzë brune me kaçurrela, ajo kishte ndryshuar look-un ndërsa ishte shndërruar në bjonde. Fotoja që ’Pa Gjurmë’ publikoi në emision shokoi jo pak të atin, të cilit iu deshën pak sekonda për të njohur vajzën e tij, e cila u zhduk në moshën 18-vjeçare. Madje i ati reagoi ashpër, duke i qëndruar të njëjtit dyshim të tij se Leonora është e trafikuar dhe se ’mbahet peng’.