Patëllxhanë me djathë e arra / Pjesa e parë

8 Prill 2019, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2019-04-09 10:52:44

Receta e parë: Patëllxhanë të mbushur me djathë dhe arra

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë (4 kg)

2 kokrra qepë

4 thelpinj hudhër

2 lgj salcë speci

1 lk piper i kuq

3 domate mesatare

Pak rozmarinë

Kripë dhe piper i zi

100 gr djath dhie

2 lgj galetë (peksimadhe)

100 gr arra

Përgatitja:

Lajmë e pastrojmë patëllxhanët. I presim ato horizontalisht dhe me ndihmën e një luge pastrojmë tulin brenda dhe formijmë hapësira duke i dhënë formën e një varke. Pasi i spërkatim me pak vaj ulliri, i vendosim patëllxhanët në furrë në temperaturë 180ºC për 25 minuta.

Tulin që larguam e presim në kubikë të vegjël. Vendosim tiganin në vaj dhe sapo vaji të ngrohet shtojmë në të qepën e prerë në fije, hudhrën e grirë në feta. I kaurdisim së bashku deri sa qepa të zbutet. Shtojmë në tiganin me qepë salcën e specit, piperin e kuq , i përziejmë dhe më pas shtojmë domatet të cilave ua kemi larguar farat dhe lëkurën dhe i kremi prerë në kubikë. Përziejmë mirë përbërësit dhe lëmë domaten të ziejë pak.

Shtojmë pak rozmarinë, kripë e piper të zi, i përziejmë dhe më pas shtojmë djathin e thërrmuar e ndërkohë e përziejmë lehtë duke fikur sobën. Shtojmë 2 lugë supe galetë (bukë të thekur të grirë) dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar gjysmën e arrive.

Thajmë patëllxhanët dhe lyejmë tavën me vaj. Vendosim patëllxhanët në të dhe i mbushim me gjysmat e arrive të copëtuara e më pas i shpërndajmë mbi mbushje. Vendosim disa rripa domateje dhe vendosim tavën në furrë.