Pengjir me kos nga zonja Albana

26 Janar 2023, 14:31

PENGJIR ME KOS

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë kos
  • 1 gotë vaj
  • 500 gr miell
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 lç kripë
  • 1 lç sodë
  •  
  • Sherbeti:
  • 1 kg sheqer
  • 500 ml ujë

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin derisa të zbardhen. Pasi sheqeri është tretur mirë shtojmë kosin dhe vajin. E përziejmë mirë me tel kuzhine dhe më pas shtojmë miellin tek i cili kemi hedhur pak kripë dhe sodë. Brumin e përgatitur e shtrojmë në një tavë, e nivelojmë dhe e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë.

Ndërkohë që pengjiri piqet përgatisim sherbetin. Në një tenxhere shtojmë ujin dhe sheqerin. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe pak lëkurë limoni. Pengjirin do ta lemë të ftohet dhe më pas e sherbetosim me shurupin e ngrohtë.