Perimet e ballkonit. sekretet se si t'i rrisim të shëndetshme - Të ftuar Zef Gjeta dhe Rezarta Delisula

27 Maj 2019, 13:00 | Përditesimi i fundit: 2019-05-27 13:02:41

Perime në ballkon? Po po, mund të mbillen dhe janë shumë të frytshme. Këtë gjë e ka pohuar për emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv agronomi Zef Gjeta i cili na ka dhënë gjithashtu edhe këshilla se si të mbjellim perimet në ballkon, si të kujdesemi për to dhe çfarë specifikash ka secila prej tyre.

"Thuajse të gjitha perimet mund t’i mbjellim në ballkon.Kur perimet e kultivuara në kushte shtëpie, janë rastet kur perimet janë në hije, dhe nuk i bie dielli. Çdo perime ka nevojë për diell, rrezet e diellii ndihmojnë perimet të bëhen më të pjekura. Nëse marrim konkretisht perimet, psh. domatja, por jo vetëm vështirësia e parë qëndron tek mënyra se si e mbjellim, duhet që ta marrim vazon bosh, në fund duhet të hedhim degëza pemësh në mënyrë që të ketë mundësi për kullim, por dhe orienton rrënjën për poshtë, krijon një lehtësim. Përsa i përket dheut, gjithmonë për perimet duhet dherishte, që do të thotë dhé i përzjerë me pleh.",- ka thënë agronomi Gjeta për emisionin "Rreze Dielli"