Përplasja mazhorancë - presidencë, i ftuar Ulsi Manja

7 Shkurt 2019, 16:21

Deklarata e Lulzim Bashës sot nga Kruja i cili bëri thirrje që shqiptarët të ngrihen në 16 shkurt ashtu si 500 vjet më parë kur luftonin osmanët (Lexo këtu), nuk i tremb përfaqësuesit e maxhorancës. Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv qeshi me këtë deklaratë të Bashës dhe u shpreh se çdo tentativë për protestë të dhunshme atë ditë, do largojë gjithnjë e më shumë opozitën nga mundësia për të ardhur në pushtet përmes votës së qytetarëve. Manja tha se Basha duhet të ishte thelluar përpara se të bënte një deklaratë të tillë, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është në kushtet e 500 viteve më parë.