Përse duhet të jetë 'k’cimi i Tropojës' pjesë e Unesco-s

21 Tetor 2020, 12:09

Vallja e Tropojës është po aq e lashtë sa dhe vetë populli, që e përfaqëson.  Etnokoreografi Skëndër Haklaj, që prej vitit 2019 po përpiqet që ky kërcim të jetë pjesë edhe e Unesco-s, sepse kjo valle është një pasuri e çmuar kombëtare.  Ai u shpreh se jemi në rrugë të mbarë por shkak për të penguar punën është bërë vetëm pandemia.

‘’ Është fat i madh që ministria e ka marrë në dorë, dje pata takim me zv/ministren për këtë punë, është akorduar fondi, është caktuar grupi i punës shkencore që duhet të plotësohet dosja përfundimtare, janë bërë shumë filmime, ka momente që na del ndonjë problem dhe unë lëvizjet i kam të gatshme tashmë,dhe grupet i kam shumë të gatshme,dhe ata në Tropojë e duan shumë dhe fati më i madh është që Tropojanët e duan vallen’’ tha ai.