Petanik me fasule nga zonja Albana

29 Nëntor 2023, 12:07

Petanik me fasule

Përbërësit:

  • 1 pako petë të pjekura
  • 500 gr fasule
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi kemi zjerë fasulet, kullojmë lëngun, I vendosim në një tas ku shtojmë vaj ulliri, kripë, piper. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim petët dy e nga dy duke i spërkatur me anë të një garuzhdeje me lëngun e zierjes së fasuleve. Më pas vendosim kokrrat e fasuleve dhe kështu veprojmë derisa të mbarojnë petët. E lyejmë në fund sipërfaqen me një vezë të rrahur me pak nga lëngu i fasuleve. E vendosim petanikun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius.