Picë për 5 minuta, 'sekreti' për super shije nga zonja Albana

17 Janar 2023, 11:09

Pica me kërpudha

Përbërësit:

  • Brumë pice i gatshëm
  • 200 gr kërpudha porcini
  • 300 gr mocarela
  • 350 gr salcë domate
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim brumin e gatshëm të picës në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje. E lyejmë mirë brumin e picës me salcë domate të freskët dhe më pas vendosim kërpudhat porcini të prera në fetëza si dhe djathin mocarela. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e vendosim picën të piqet në furrë të nxehtë të parangorhur.