Pikëpyetjet e opozitës, i ftuar Fatmir Mediu

13 Shtator 2019, 15:26

TIRANË- Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu i është rikthyer dialogut opozitë-mazhorancë, si e vetmja zgjidhje për zgjidhjen e krizës, por ndryshe nga më herët, si negociator nuk kërkojnë presidentin Ilir Meta, por ndërkombëtarët. I ftuar në studion e Report Tv, Mediu tha se kjo krizë, e cila ka "pushtuar" vendin prej muajsh, mund të zgjidhet vetëm me anë të një dialogu, teksa ka theksuar se në një situatë të tillë, duhet lënë me një anë këmbëngulja për kushtin "Rama Ik".

"Opozita duhet të kërkojë dialogë me mazhorancën. "Rama ik" patjetër, sepse është simbol i së keqes. E lidhim politikën thjesht me individ. Përgjegjësia ka një hierarki, asnjëri nuk është i imunizuar nga e keqja. Këta kanë një përgjegjësi më të madhe se personat e tjerë. Në Shqipëri, pushteti nuk është më institucional, por i liderëve partiak. Institucioni i opozitës duhet të ulet me institucionin e mazhorancës, me faktorin ndërkombëtar. Historia ka treguar që në momente të vështira është gjendur zgjidhje. Duhet ta mendojmë më afatgjatë zgjidhjen. Kemi nevojë për partnerët ndërkombëtar, se çfarë bëjmë ne janë edhe kërkesa të tyre. Në këtë pikëpamje, Komisioni Europian,  SHBA dhe OSBE-ODIHR kanë shpallur interes për dialog, por nuk mund të vijnë kur ne sot jemi pjesë e një sherri. Nuk heq dorë se sa më shpejt të largohet Rama, aq më mirë, por s'e kam në dorë. Unë duhet të shikojë interesin e vendin. Nëse opozita do marrëdhënie me qytetarët dhe ndërkombëtareve duhet të lërë indinjatën", tha Mediu në Report Tv.