Policia e shpalli të zhdukur,familjarët tregojnë vendin ku shkeli herën e fundit

14 Dhjetor 2021, 19:51 | Përditesimi i fundit: 2021-12-17 08:52:15

Policia deklaron tre të humbur në Tiranë, ndërsa familjarët kërkojnë ndihmë tek emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv. Familja Markaj kontaktoi pranë redaksisë së programit për zhdukjen e 37-vjeçarit Edmond Markaj. Ilir Markaj, vëllai binjak i Edmondit, kërkon ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ për gjetjen e të vëllait ndërsa konfirmon se se data 4 dhjetor shënoi kontaktin e fundit, ku deri në orën 12 të drekës konsumuan sëbashku një kafe në banesë, e më pas ai u largua. Të shqetësuar për vonesën, familjarët nisën kërkimet, ku zbulojnë se mbrëmjen e vonë të po asaj date 37-vjeçari ishte parë në një lokal pak metra larg banesës, frekuentuar shpesh prej tij. ’Vëllai ishte një njeri i qetë. Ai nuk ka qenë aq i sëmurë, saqë të mos dinte të kthehet në shtëpi, por gjithsesi çfarë nuk mund të ketë ndodhur-shprehet i vëllaiFamiljarët kanë bërë denoncim në polici, njoftim i cili u bë edhe publik, por derimë tani nuk kanë mundur të kenë asnjë informacion. Edmondi apo Mondi sic njihej nga të afërmit ishte përdorues i alkoolit dhe merrte mjekime për probleme me depresionin. Ditën që u largua 37-vjecari ka patur të veshur një xhup të zi, ndërsa nuk dispononte një aparat celular, gjë e cila e ka bërë më të vështirë lokalizimin e një vendndodhje të mundhsme. Edmondi ishte mjaft i lidhur me vëllain e tij binjak, Ilirin prandaj ky i fundit së bashku me bashkëshorten e tij, Marien shpresojnë që ai të gjendet sa më parë shëndoshë e mirë. Një fluks I madh telefonatsh mbërritën gjatë transmetimit live, menjëherë sapo rasti u bë public. Shumica prej dëshmive tregojnë një vendodhje të mundshme të 37-vjecarit në Tiranë.