Prek nëna e 5 fëmijëve me plagë në kokë: Mos më lini të vdes

21 Tetor, 19:09

Këtë herë stafi i ’Pa gjurmë’ ka udhëtuar drejt fshatit Karkavec për t’u njohur nga afër me historinë e trishtë të familjes Elezi. Udhëtojmë nga Tirana drejt Librazhdit duke vijuar rrugën drejt fshatit të thellë, ku na pret fqinji i familjes Elezi. Nazmi Poci na udhëheq në këtë rrugë të gjatë të pashtruar drejt banesës dhe në oborr qjejmë kryefamiljarin Olsi Elezi. Pasi hyjmë brenda aty gjejmë edhe nënën që mban në prehër më të voglin nga 5 fëmijët e saj. Ajo vuan prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa me kokën e fashuar prej plagës dhe me sytë e mbushur në lot 37-vjecarja reflekton trishtim. Pak kohë më parë e motra i ofroi ndihmë që Miranda të bënte disa ndërhyrje në kokë, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por doktorët i thanë se ka nevojë edhe për një tjetër ndërhyrje më e vështirë, që kërkon një kosto më të lartë. Me një bashkëshort me probleme të shëndetit mendor dhe me 5 fëmijë të mitur, më e madhja 14 dhe më i vogli 4 vjeç, 37-vjeçarja e ka të pamundur të përballojë kostot e këtij operacioni. Të afërmit dhe fqinjët kanë qenë për ta mbështetja më e madhe, por kjo nuk ka mjaftuar. Përpos varfërisë ekstreme, fëmijët që po rrisin njëri-tjetrin, vuajnë jo vetëm sëmundjen e nënës, por edhe problemet e shëndetit mendor të babait, i cili hera herës bëhet edhe i dhunshëm. Në këtë banesë, të dëmtuar dhe me lagështi, prindërit bashkë me fëmijët kalojnë netët e ftohta të dimrit edhe pa ngrohje. Kjo familje nuk ka as kushtet minimale të jetësës, me një frigorifer bosh dhe asgjë në sofër, ndërsa Miranda tregon se prej 10 vitesh në banesë mungon edhe energjia elektrike. Me duart dhe trupin që i dridhet, sytë e mbushur me lot nga dhembja që e ka kapluar, Miranda bën apel për ndihmë.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha