Problemet me gjunjët, si të kujdesemi për lëvizjen tonë / I ftuar fizioterapisti Ilvi Begolli

16 Prill 2019, 12:28

Gjithmonë e më shumë po i mëshohet rolit që duhet të luajë fizioterapia në trajtimin e problemeve me gjunjtë. Fizioterapisti Ilvi Begolli na tregoi se përpos mjekimit tradicional, për të ruajtur amplitudën e lëvizjeve të artikulacioneve si dhe për të forcuar strukturat mbështetëse të kyçeve, është i pazëvendësueshëm roli i fizioterapistit. Ai dha gjithashtu edhe këshilla sesi mund të jemi më të kujdesshëm me gjunjtë dhe kyçet.