Projekt-rezoluta për Metën pas anulimit të zgjedhjeve, i ftuar Ulsi Manja

13 Qershor 2019, 09:53

Pas konferencës së mbajtur nga presidenti, Ilir Meta, ku ky i fundit tha se nuk e ka shkelur Kushtetutën me veprimin që bëri për të anuluar zgjedhjet ka ardhur edhe një reagim nga Kreu i Komisionit të Ligjeve, njëherësh deputeti i PS-së, Ulsi Manja.

Manja i ftuar në emisionin "45 Minuta" në Report Tv, ka deklaruar se dekreti i presidentit është një akt juridik inekzistent dhe se nuk ka asnjë efekt juridik.

Më pas Manja ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Gjykata Kushtetuese ku dhënë edhe një periudhë kohore brenda të cilës pritet të bëhet funksionale. Sipas deputetit të PS-së Gjykata Kushtetuese pritet të bëhet funksionale brenda muajit korrik. Madje Manja ka thënë se presidenti Meta nuk e pengon dot këtë proces pasi automatikshit në rast se ai nuk shprehet brenda afatit 30 ditor për të përzgjedhur emrat e gjykatësve të propozuar atëherë automatikisht zgjidhet i pari nga secili grup, i cili bëhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka vetëm një anëtarë, Vitore Tusha, dhe me 6 të rinjtë plotësohet numri i shtatë i anëtarëve.