Protesta dhe "lutje", i ftuar Fatmir Mediu

29 Maj 2018, 19:13 | Përditesimi i fundit: 2018-06-01 09:13:43

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i quan zhurmë 'kukuvajkash' kritikat në adresë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu, presidentit Ilir Meta dhe atij personalisht pasi kërcyen këngën e "Baftjarit", në përmbyllje të veprimtarisë së "Mëngjesit të Lutjeve" në një hotel luksoz në kryeqytet.

Mediu sqaroi në "45 minuta" në Report Tv se darka pati si qëllim të jepte një mesazh se shqiptarët, krahas zënkave politike brenda vendit, dinë edhe të gëzojnë dhe të demonstrojnë një raport human me partnerët ndërkombëtarë si dhe me fqinjët.