Protesta e opozitës, i ftuar Aleksandër Biberaj

1 Shkurt 2019, 15:48

Aleksandër Biberaj, i rikthyer në Partinë Demokratike pas rreth 10 vitesh si anëtar i Këshillit Kombëtar, i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv, deklaroi se protesta e 16 shkurtit do tentojë ndryshimin e qeverisë. Ai tha se porositë politike të dhëna nga PD për organizatorët janë për një protestë paqësore, por shtoi ai, nuk mund të parashikohet se çfarë do ndodhë gjatë protestës përpara Kryeministrisë, duke shtuar se pjesëmarrësit janë të lirë të veprojnë.

Unë mendoj se protesta do të jetë paqësore, por ne do të kërkojmë që Shqipëria të ketë një qeverisje tjetër. Unë nuk mund të parashikoj se çfarë mund të ndodhë gjatë protestës, por udhëzimet politike janë për protestë paqësore. Se çfarë mund të ndodhë pastaj me pjesëmarrësit është problem tjetër, këtë le t'ia lëmë kohës. Demonstruesit janë të lirë të veprojnë sipas bindjeve të tyre sigurisht në përputhje me ligjin. 

Aleksandër Biberaj, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD