Protestat e opozitës? I ftuar Dashamir Shehi

21 Janar 2019, 15:47

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi është i ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Shehi ka thënë se opozita do të nisë protestat në janar për të bërë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Shehi tha se protestat që do të nisin kanë për qëllim organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Shehi tha se kësaj here opozita do të tregojë se nuk ka nevojë për pushtet. I pyetur nëse opozita do të afrohet sërish tek skenari i një cadre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, si në vitin 2017, Shehi tha se ky është një formalitet. Shehi foli edhe për raportet e tensionuara mes qeverisë dhe presidentit. Shehi tha se Meta nuk duhet të marrë flamurin e opozitës.