Pufka me tre përbërës me sherbet

23 Janar 2023, 13:30

Pufka me tre përbërës me sherbet

Përbërësit:

  • 3 kokrra vezë
  • 2 lç pluhur pjekës
  • 4-5 fk qumësht pluhur

Për sherbetin;

  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë e gjysëm ujë
  • 6 karafil
  • 1 limon (lëngu)

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim sherbetin duke vendosur në zjarr ujin me sheqer dhe gozhdë karafili. Pasi sherbeti ka marrë valë shtojmë lëngun e limonit.

Rrahim vezët e temperaturës së ambjentit me tel rrahës. Sapo vezët të fillojmë të shkumëzojnë shtojmë qumështin pluhur. Kur masa fillon të bëhet ngjitëse shtojmë pluhurin pjekës. Këtë masë e vendosim lugë-lugë në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. I vendosim pufkat të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta. Jufkat i vendosim të nxehta në sherbet duke i lenë të qëndrojnë 2-3 minuta.