Qofte me polenta nga zonja Albana

20 Janar 2023, 11:33

Qofte me polenta
Përbërësit:

  • 225 gr polenta (miell misri i verdhë)
  • 700 ml qumësht
  • 125 gr djathë taleggio
  • 2 qepë të kuqe
  • Vaj ulliri
  • Fara susami
  • Rozmarinë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper 

Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e kuqe të grirë imët, ndihmojmë zutjen e qepës me pak kripë dhe pasi qepa është kaurdisur plotësisht shtojmë pak majdanoz dhe rozmarinë të thatë ose të njomë. 

Në një tenxhere vendosim qumështin me pak kripë dhe e ngrohim aq sa ta durojë gishti i dorës. Më pas shtojmë gradualisht duke e trazuar miellin e misrit. Pasi polenta është trashur shtojmë qepën e kaurdisur dhe djathin e prerë në kubikë të  vegjël. E trazojmë mirë dhe e lemë të ftohet. Lagim duart me pak ujë dhe realizojmë me polentën qofte të vogla rrumbullake të cilat i servirim duke i kaluar më parë në fara susami. Sipas dëshirës mund të bëjmë disa qofte me susam dhe disa të tjera me fara ose bimë të tjera aromatike të thara apo grira.