Qofte me spinaq dhe patate nga zonja Albana

14 Nëntor, 11:11 | Përditesimi: 14 Nëntor, 11:11

Qofte me spinaq dhe patate

Përbërësit:

  • 180 gr spinaq i freskët
  • 350 gr patate të ziera
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 vezë + 1 e verdhë
  • 50 gr djathë i grirë
  • 150 gr bukë e thërrmuar
  • Kripë, piper
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Ziejmë spinaqin në ujë me kripë për rreth 3 minuta, e kullojmë mirë dhe e shtypim që të hiqet uji i tepërt. Ziejmë patatet me gjithë lëkurë për 25–30 minuta, më pas i qërojmë dhe i shtypim si pure. Në një tas përziejmë patatet me spinaqin, vezët, djathin parmixhano, kripë e piper. Nëse masa del shumë e butë, shtojmë pak bukë të thërrmuar ose djathë të grirë. Formojmë qofte me dorë, i kalojmë në bukë të thërrmuar dhe i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim në letër kuzhine dhe më pas i shërbejmë të ngrohta.

MC/Shqiptarja.com