Qofte orizi

30 Janar 2023, 11:14

250 gr oriz
1 spec i kuq
1 spec jeshil
3 bishta qepësh
1 lgj soja
Vaj ulliri
Kripë, piper
Fara susami

Pasi e shpëlajmë mirë orizin e ziejmë në ujë të bollshëm me pak kripë. I kalojmë në mikser duke shtuar pak ujë që të krijojmë një masë të butë. Këtë masë e punojmë në tenxhere me vaj. E largojmë që të ftohet pak dhe krijojmë toptha të vegjël. Në një tigan shtojmë vaj ulliri, sapo të ngrohet pak vendosim qoftet e orizit dhe pak më vonë specat e prerë në kubikë sikurse dhe bishtat e qepëve. Në fund shtojmë pak soja dhe fara susami.