Qofte pa mish me bukë bajate dhe erëza nga zonja Albana

2 Dhjetor 2022, 11:06

Qofte pa mish me bukë bajate dhe erëza

Përbërësit:

  • 7-8 feta bukë
  • 1 vezë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 spec i kuq
  • Bishta spinaqi
  • Djathë kaçkavall
  • Galetë
  • Koncentrat
  • Fara speci djegës
  • Piper i kuq i ëmbël
  • Majdanoz, nenexhik
  • Kripë, piper i zi, rigon

Salca shoqëruese:

  • 2 lgj majonezë
  • 1 lgj mustardë
  • 1 lgj mjaltë
  • Lëng limoni

Përgatitja:

Vendosim në një tas të gjithë përbërësit e qofteve. E punojmë mirë brumin dhe e lemë në frigorifer të pushojë për rreth 30 minuta. Më pas realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në vaj të nxehtë. Ndërkohë përgatisim një salcë me majonezë, mustardë, mjaltë, lëng limoni, kripë dhe piper.