Qofte (tuç mak) në petë nga zonja Albana

7 Dhjetor 2022, 12:41

Qofte (tuç mak) në petë nga zonja Albana

Përbërësit:

300 gr mëlçi

30 gr gjalpë

1 kokërr qepë

1 lgj oriz

300 gr miell gruri

1 kokërr vezë

250 ml lëng mishi

Pak niseshte

Nenexhik, majdanoz

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një enë vendosim miell, vezë, kripë dhe ujë të vakët. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhë më pas hapim një petë të madhe të cilën e ndajmë në kuadrate të vegjël.

Mëlçitë i presim në copa të vogla, i vendosim në një tas ku shtojmë qepën e grirë imët, orizin, një të bardhë veze, kripë, piper dhe nenexhik. E trazojmë mirë dhe vendosim nga një lugë në çdo kuadrat pete. I mbështjellim si bohçe të vogla dhe i vendosim të skuqen në vaj të nxehtë. Pasi qoftet e mbështjella në petë i kemi skuqur i largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë shtojmë lëngun e mishit. E lemë të marrë valë dhe më pas vendosim qoftet e mbështjella. I lëmë për disa minuta në mënyrë që të përthithin mirë lëngun e mishit.