Rama - Basha, koha për dialog ? I ftuar gazetari Fahri Balliu

Botuesi Fahri Balliu i ftuar në studion e emisionit '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga u shpreh se Partia Demokratike është gati që të marrë pjesë në zgjedhje lokale nëse Rama ikën nga posti i kryeministrit. "Ky kryeministër ka dhjetëra hektarë me kanabis, tani që po flasim në Krujë, Fushë Krujë dhe disa zona të tjera. Ky është kryeministri më zarar plotë. Ky mendon se me lloqe, batuta dhe tallje. Ky nuk ka ndëshkueshmëri për vjedhjen në Rinas, lojën e ndyrë të tenderave te Unaza e Re, për dializën, por edhe një rast që ju e keni ngritur te Spitali Amerikan për problemet, di të jetë ndëshkuar ndonjë? Asnjë. Vetë PS-ja duhet të ngrihet ti tregojë vendin këtij. Nëse PS-ja zgjedh një tjetër kryeministër ne shkojmë në zgjedhje lokale, por do të lëvizë data se do të përgatitemi sikur është përgatitur ky".

Balliu vlerësoi rolin e LSI-së duke theksuar se aleanca e PD-së me partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi i siguron fitoren koalicionit opozitar. Duke u ndaluar te protestat e dhunshme të opozitës para Kryeministrisë, Balliu tha se ata që hodhën një shishe molotov, herën tjetër të hedhin dy. "Unë mendoj që ndërkombëtarët kanë të drejtë dhe të mos pranojnë djegien e mandateve, pasi janë bashkëfajtorë që nuk e ndëshkuan rrugën e Ramës që filloi me kanabisin. Duke qenë se janë bashkëfajtor. PD-ja do të shpërblejë protestuesit që u lanë në burg sot.

Ata që hodhën shishe molotov, herën tjetër të hedhin dy. Policët e kanë jetën për t'u përballur me të keqen, kur e keqja është politike nuk e ndëshkon dot. Institucioni është qytetari dhe jo muri i Kryeministrisë. Dalja në skenë e LSI-së ishte fat i politikës shqiptare. Kam qenë për bashkëpunim e PD dhe LSI-së, pasi me këto dyja bashkë PS nuk fiton asnjëherë. Prandaj Basha ka mësuar nga historia dhe ka bërë një përzgjedhje të shkëlqyer. PD-LSI të bashkuar bëjnë çelikun. LSI është parti e vlera kombëtare. Ajo anon andej nga po rrezikohet Shqipëria".

Programe të tjera