Raporti i OSBE - ODHIR për zgjedhjet në 2017 - I ftuar ish kreu i KQZ Kristaq Kume

1 Mars 2019, 09:02

Në Raportin e OSBE ODHIR për zgjedhjet e 2017 nuk flitet në asnjë rresht për 20 % të votave të blera. Deklarata ka ardhur nga eksperti për ceshtjet zgjedhore Kristaq Kume duke folur në emisionin 45 minutam me gazetarin Denis Minga.

Ish kreu i KQZ tha se shifra prej 20 % ka dalë nga një studim OJF-jë por jo nga OSBE duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet e opozitës se OSBE ka evidentuar blerjen e votave në masën 20 % . Sipas Kumes raporti i OSBE flet për fenomenin e shitblerjes së votave duke iu referuar pretendimeve te partive te opozites por të pa faktuara nga vetë ekspertët e OSBE.